Nga e folura në të shkruar!

Teknologjia jonë inteligjente për speech-to-text,
ju kursen kohë dhe ju bën më produktiv.

Çfarë është AI?

Inteligjenca Artificiale është teknologji e avancuar që mëton të marrë veprime krahasimisht me njeriun. Në rastin konkret njohjen automatike të gjuhës së folur shqipe, për çfarëdo teksti, edhe nëse nuk është parë kurrë më parë nga programi.

Teknologjia e zhvillimit

Shqip.Ai është zhvilluar duke përdorur teknologjitë më moderne të bazuara në Machine Learning dhe algoritme të avancuara për procesim të të dhënave të shumta dhe përmbajteve audio-vizuele. Këto algoritme mësojnë gjuhën, në rastin tonë gjuhën shqipe, sikurse që mëson njeriu gjatë fazave të para të jetës, përveçse me shpejtësi marramendëse, pakrahasimisht.

Çmimi i përdorimit

Shqip.Ai do të ketë çmim të bazuar në ngarkesën e dërguar nga përdoruesi për transkriptim, duke pasur parasysh që çdo rast i përdorimit është unik. Platforma ofron edhe mundësi integrimi përmes APIs të cilat mbulohen në çmim të përshtatur për rastin

Na kontaktoni

Quantix LLC është një kompani moderne e zhvillimit të softuerit e fokusuar në produktet dhe shërbimet e orientuara nga interneti. Ne ndihmojmë kompanitë, grupet dhe individët të krijojnë sisteme komplekse të përshtatura për nevojat e tyre. Quantix gjithashtu ofron zgjidhje të problemeve specifike të domenit për baza të mëdha përdoruesish.