Shqip.ai është një histori e jashtëzakonshme me pasion për zhvillimin e inteligjencës artificiale në gjuhën shqipe, duke nisur nga njohja e gjuhës. Si projekt u nis në vitin 2019 brenda kompanisë Quantix, kompani kjo e zhvillimit softuerik dhe produkteve me bazë në Prishtinë.
Misioni
Në Shqip.ai, misioni ynë shtrihet përtej fushave të inteligjencës artificiale. Qëllimi ynë është të kultivojmë një mjedis përkrahës dhe nxitës për rritjen personale dhe profesionalizmin në përdorimin e teknologjisë së gjuhës së shqipes.
Vizioni
Vizioni ynë nuk është vetëm për t'u përqëndruar në sferën teknologjike, por gjithashtu për të avancuar kulturën dhe identitetin tonë gjuhësor.
Ne parashikojmë një të ardhme ku teknologjia do të jetë një partner i pandashëm në ngritjen e dijes dhe kulturës shqiptare. Synojmë të krijojmë një mjedis inovativ dhe përkrahës ku krijues, zhvillues dhe përdorues të teknologjisë së gjuhës shqipe mund të ndajnë njohuritë.